Entrevistas
Florian Vlashin III: Grupo Instrumental Siglo XX
Paco Yáñez

Ne kete pjese te trete dhe te fundit, Florian Vlashi na flet per Grupo Instrumental Siglo XX (Grupi Instrumental Shekulli XX), nje formación qe ai ka krijuar per t´ju dedikuar repertorit bashkohor dhe me te cilin ai po udheheq muziken moderne ne kete pjese te Spanjes qe nga krijimi i grupit rreth mesit te viteve nentedhjete e deri me sot.
Paco Yáñez. Tjeter aktivitet i juaj kryesor eshte edhe drejtimi i Grupo Instrumental Siglo XX. Ne çfare momenti lindi ideja dhe me çfare objektivash?
Florian Vlashi. Grupi u formua ne shtator te vitit 1996 ndersa koncertin e pare e dha ne Teatrin Rosalía de Castro (A Coruña) me 8 prill te vitit ne vazhdim. Emri i grupit eshte nje nderim per shekullin qe beri ndryshimin me te madh ne historine e muzikes. Programi i prezantimit perfshinte vepra nga autoret Poulenc, Milhaud, Barber, Xenakis dhe Stravinsky. Ky program ishte manifesti yne artistik siç e quajti kritiku i njohur Xoán Carreira ne tekstin e programit te koncertit dhe ku shtonte se interpretimi i Historise se ushtarit ne Teatrin Rosalía nga nje grup muzikantesh korunjeze kishte nje rendesi te jashtzakonshme ne historine muzikore te qytetit.
Mendoj se e reja ishte pikerisht kjo qe ishte nje grup me qendrim ketu qe i dedikohej muzikes moderne. Nga ana tjeter ne A Coruña perhere eshte luajtur muzike bashkohore, qe ne kohen e Beethovenit. Solistet e medhenj si, Ysaye, Szering, Rubinstein, Quiroga ne koncertet e tyre emblematike brenda Sociedad Filarmónica, kane luajt programe me repertor bashkohor. Ketu mund te permendim edhe prezantimin ne Galicia ne 1932 (rreth 5 vjet pas krijimit) te Valeve Martenot nga Andrés Gaos me pranine e krijuesit te tyre – instrument me te cilin filloi muzika elektronike ne Europe.
Keshtu spjegohet pritja aq entuziaste e publikut dhe e kritikes ndaj GISXX. Un perfitoj ketu te falenderoj kritiket e qytetit qe na mbeshteten aq shume si Andrade, Baliñas, Cartelle, Carreira, Carrillo, Sacau, Santiago, Wonenburger, Yáñez, etc. Kronikat e tyre te gjata dhe mjaft profesionale ne Mundoclasico.com (revista muzikare me e lexuar sot ne spanjisht), La Voz de Galicia dhe La Opinión kane qene nje ndihme e madhe. Ne mos, puna jone mund te kish deshtuar ne çdo moment.
Shkurt, dy ishin synimet tona kryesore; (1) prezantimi i kryeveprave te muzikes se dhomes te Sh.XX deri en ditet tona si dhe (2) bashkepunimi dhe mbeshtetja e krijuesve spanjolle. Rezultati deri tani – 160 vepra ne repertor, mbi 90 vepra premiere ne me shume se 200 koncerte mbrenda dhe jashte Spanjes (per me shume informacion mund te vizitoni www.grupoinstrumentalsigloxx.com).

GISXX (A.Pärt "Fratres")
P.Y. Ne çfare shkalle gjeni mirekuptim mes kolegeve te Orkestres Sinfonike te Galicias mbi kete repertor?
F.V. Ndonse GISXX ka nje baze te qendrueshme, ne koncertet e tij kane marre pjese mbi 50 instrumentiste nga OSG. Çdo njeri prej tyre ka sjelle eksperiencen e tij me vlere mbi muziken e re. Kaq shkolla, vende, kultura te ndryshme kane krijuar nje energji te jashtzakonshme. Eshte nje Babel i pasur (Sipas Georges Steiner, Babeli nuk ishte nje mallkim por nje bekim). Me besoni, ky eshte nje privilegj qe nuk e gjen ne çdo vend. Per kete u jam mirenjohes te gjitheve per ate qe kam mesuar prej tyre si dhe per sakrificen e heshtur qe ka puna me kete repertor te nje veshtiresie ekstreme.
P.Y. Ndjehet nevoja e pranise te shume autoreve dhe veprave kapitale per te kuptuar muziken e kohes sone si veprat mjeshtrore te Nono, Lachenmann, Xenakis, Feldman, Bussotti, Cage, Ferneyhough, Nunes, Eötvös, Carter, Crumb, Boulez, Dusapin, Stockhausen, Grisey, Hosokawa, Kagel, Rihm, Zender, Ligeti, Kurtág, Sciarrino... Kjo mungese te tremb dhe lë programet jetime nga krijuesit e diteve tona. Behet fjale per mungese kulture muzikore nga programuesit, apo mosnjohje nga dirigjentet e veshtiresi teknike nga muzikantet per te perballuar kete repertor?
F.V. Ne repertorin e OSG nuk figurojne keta autore dhe duhen futur patjeter ne programet e sezoneve te ardhshem. Por kjo mungese nuk eshte aq e frikshme kur ke parasysh se jane luajtur autoret me te rendesishemn te sh XX, ato qe quhet “Faret ndriçues” te sh. XX: Stravinsky, Debussy, Schönberg (une do te fusnja edhe Bartók). Pastaj jane luajtur me rradhe Shkolla e Vienes, Messiaen, Shostakoviç, Berio, Zimmermann, Dutilleux e deri tek modernet spanjolle.
Deri ketu eshte thuajse e njejta gje qe programojne pjesa me e madhe e orkestrave serioze. Por ndryshimi eshte tek raportet e klasikes me modernen. Aty ka shume per te bere. Te gjithe kujtojme Sinfonine e Berios apo Turangalîla e Messiaen-it te drejtuar nga Pons apo The Rake´s Progress te Stravinskit me dirigjent Encinar dhe regjisor Bieito-n. Kishte nje energji eksituese ndermjet muzikanteve, eshte perndezja qe sjell e reja e nje kryevepre moderne. Sa keq qe keto programe nuk jane me te shpeshta. Do te ishte kenaqesi e madhe te luanim p.sh. Lux Aeterna apo Requiem te Ligetit, te cilat perdori Kubrick si muzike te filmit 2001. Nje odise ne hapsire.
Ndersa repertori i GISXX, natyrisht, eshte tjeter gje, eshte mjaft i gjere. Por jo gjithmone eshte e lehte qe te programohen veprat kulmore maderne; here per frike nga reagimi i publikut si ne rastin kur kemi propozuar veprat e Boulez, here per çmimin e larte ekonomik si kuarteti per harqe dhe kater helikoptere te Stockhausen, here per veshtiresite teknike ekstreme thuajse te pa arritshme si ato te veprave te Ferneyhough apo Freeman Etudes te Cage... Por, e gjitha kjo kerkon kohen e vet. Eshte nje rruge e gjate. Nje aventure e gjate.
P.Y. A nuk besoni se, ne nje fare menyre, duke luajtur vetem veprat madhore te koheve te shkuara, ndersa paraqiten vepra te parendesishme te kohes sone, mund ti japesh publikut nje mesazh te gabuar se muzika e sotme nuk ka mjeshtra te medhenj apo vepra te jashtzakonshme, fut ketu edhe demin e madh qe mbart ne vetvete kjo e pavertete?
F.V. Jam absolutisht i nje mendje me ju! Per fat te keq, muzika bashkohore qe i ofrohet publikut eshte, ne me te shumten e rasteve, jane vepra te reja qe jo gjithmone kane nivelin e deshirueshem. E kuptoj shume mire detyrimin moral dhe te qenit politikisht korrekt por nuk mund te jene vetem premierat spanjolle te vetmet vepra qe i ofrohen publikut nga muzika moderne.
E dime tashme qe, en baze te studimeve te Universitetit te Wisconsin, lopet prodhojne 7.5% me shume qumesht kur degjojne muzike klasike. Mbase po te degjonin muziken moderne nuk do jepnin asnje pike qumesht apo do çmendeshin fare por kjo eshte tjeter gje; Behet fjale per auditore te ndryshem.
Muzika e sotme, njesoj si letersia apo piktura, nuk ka asnje arsye per ti pasur zili koheve te shkuara por, natyrisht, duhet njohur mire. Sa te drejte kish Leonardo da Vinci kur thonte se askush nuk ka te drejte te doje apo te urreje diçka pa e njohur mire ne brendesi. Jam i bindur se publikun e A Coruña-s do ta mrekullonte muzika e vertete e Maurice Ohana, Edgar Varèse, Luigi Dallapiccola, György Ligeti, Karlheinz Stockhausen... o Zot, edhe keto jane autore te vdekur tashme. Pra, jemi vone...
Nese lexoni debatin shume interesant dhe agresiv te teoricienit konservator Giovanni Artusi me Claudio Monteverdi-n, tek vepra L´Artusi overo delle imperfettioni della muisca moderna, duket si nje polemike e diteve tona. Po citoj vetem nje fragment qe nuk ka nevoje te komentohet, kur ai sulmon modernizmin e Monteverdit “Njerezit jane çmendur; Rregullat e reja e bejne muziken fare te padurueshme per veshin”. Kjo veper u botua ne Venecia ne vitin... 1600.

GISXX ne Festivalin Mozart (A Coruña 2010)
P.Y. Ardhja juaj ne Galicia thuajse rastis me formimin e Asociación Galega de Compositores. Çfare lidhjesh keni mbajtur me to gjate ketyre viteve dhe cilet nga ato do te veçonit per nje lexues qe nuk e njeh muziken ne Galicia?
F.V. Kam mbajtur nje lidhje te ngushte me to dhe, ne veçanti me tre prej tyre: Paulino Pereiro, Juan Durán dhe Juan Vara. E çmoj mjaft muziken e tyre – formen e perkryer te Paulinos, forcen dhe energjine e Durán dhe poetiken enigmatike te Vara. Por lista eshte e gjate si brenda dhe jashte AGC-se. Po ashtu vleresoj shume Wladimir Rosinskij dhe Fernando Buide del Real te cilet kane shkruar per mua dy vepra te mrekullueshme per violine solo; Reflejo desvirtuado premiere ne Festivalin 2d2n de Odessa dhe O pulcre facies premiere ne Via Stellae.
GISXX eshte “krahu i armatosur” i AGC. Me behet shume qejfi kur thuhet se muzika ketu nuk do te ishte ajo qe eshte pa kete bashkepunim; do te thote se e gjitha kjo ka pasur kuptim. Edhe une kam mesuar shume nga kjo lidhje; e shikoj muziken ndryshe nga brenda, shoh idete qe kthehen ne tinguj... Eshte pasionuese.
Bashkpunimi eshte, dhe ka qene, i domosdoshem ne te gjitha kohrat. Historia e krijimit muzikor njeh shume “çifte” te famshme kompozitor-violinist: Beethoven-Klement, Brahms-Joachim, Bartók-Menuhin, Chostakovitch-Oistrakh, Stravinsky-Dushkin, Cage-Zukovsk, Schnittke-Kremer.
Ne epoken baroke ishte ndryshe sepse kompozitori dhe interpreti ishin nje. Bach dhe Haydn ishin nje perjashtim. Duket e pabesueshme qe doreshkrimet e tyre jane fare te pastra dhe pa kurrfare korrigjimesh (!) Ishte forca hyjnore qe krijonte dhe per kete arsye firmosnin ne fund “Deo soli gloria”.
P.Y. A gjeni tek autoret vendas diçka te perbashket ne nivelin estetik dhe a mund te flasim per nje “tendence galege” ne nivelin muzikor?
F.V. Mendoj se jo! Dhe kjo eshte gje e mire. Nuk besoj as ne nacionalizmat e vonuara (e kane bere te tjeret tashme) dhe as ne nje kishe muzikore ortodokse.
Per 10 vjetorin e GISXX porosita 10 autore spanjolle qe te shkruanin seicili nje variacion mbi nje teme “Alalá”. A e dini çfare me befasoi? Qe çdo njeri prej tyre, ne 60 sekonda muzike, thonte diçka te dryshme. Njeri nga variacionet ishte heshtje. Bosh... Ishte variacioni i Balboa-s, nje nderim per te.
Nje boshllek tjeter i rende eshte dhe muzika e Enrique X. Macías. Kur nisa te kerkoj partiturat e tij u ndodha papritur ne mes te disa rrethanave te çuditshme e plot mister, si ne nje film te Hitchcock-ut... Vetvrasja e tij eshte nje akord tragjik ne kete “simfoni spanjolle”.
P.Y. Keni bere kaq shume koncerte me GISXX por cilet nga ato quani majat me te larta?
F.V. Do te permendja koncertin e pare per iluzionin e madh qe kishte; Black Angels te Crumb me kater instrumenta elektronik sepse ishte nje “boom” (kjo video e jona ka aktualisht mbi 47000 vizita ne youtube), ne Festivalin e Verones pse prezantova muziken e re te Galicias, ne Festivalin e Durresit kur Ushtari i Stravinskit foli me ne fund shqip, Pierrot Lunaire te Schönberg si premiere en Galicia pas 95 vitesh e nje vepre mjeshtrore absolute, ne Auditorio Nacional de Música de Madrid pse u transmetua nga kanali nderkombetar i muzikes, ne Festivalin Mozart kur, ne mes te vepres-heshtje te John Cage 4’33’’ bie nje telefon celular me nje teme te Mozartit, Arti i Fuges i Bach-ut si krijuesi me modern i te gjitha kohrave...
P.Y. Po si solist?
F.V. Violina me ka çuar qe nga sallat e njohura te Spanjes, Ukrahines apo Italise e deri tek vendet me te paimagjinueshme si lagjet e varfra te São Paulo ne Brazil, ne rrenojat e frikshme te nerofumos ne Durres, ne nje dasem apo ne Varrezat e San Amaros te A Coruña-s. Shume here e kam ndjere veten si violinistet e Chagall-it.
Pas recitalit tim en Logroño, compozitoria e njohur María Dolores Malumbres, e emocionuar, me dhuron nje violine te çmueshme te shekullit XVIII te trasheguar nga i jati. Disa muaj me vone me shkruajti nje veper interesante per violine solo Violina e tim eti me nje bukuri abstrakte te rralle qe e luajta ne ciklin “Espacios sonoros”. Kjo eshte nga ato histori aq te bukura e prekse sa kujtoja se ndodhnin vetem ne libra...
P.Y. Ne vitet e fundit, ju keni luajtur ne disa koncerte me violine elektrike, duke realizuar vepra aq te veshtira si Mikka e Iannis Xenakis. Çfare kerkoni me keto tinguj elektrike dhe çfare veprash mendoni te ekzekutoni ne te ardhmen me kete instrument?
F.V. Jo, jo, nuk do te vazhdoj gjate ne kete rruge, por ishte kurioziteti im t´a njihja kete instrument. Gjate Konferences-Koncert qe dhashe ne Universitet me temen “Historia dhe misteri i violines” pata idene per te luajtur me kater instrumente: Lahuten (nje instrument i çuditshem dhe i rralle nga alpet e Shqiperise qe ben pjese ne familjen e instrumentave te pare me hark ne Europe), nje violine barroke, nje klasike dhe nje elektrike. Une vete mbeta i befasuar kur u ndodha mbrenda kater boteve krejt te ndryshme dhe magjepse. E pashe violinen elektrike si nje ndryshim natyral ne pershtatje per kohen tone. Nje violine Amati nuk do mund te degjohej ne nje koncert Rock ne stadiumet e sotme por, ate qe nuk munt ta imagjinoja ishte fytyra e princit Esterházy me qimet perpjete duke degjuar Haydn-in te luaj me nje violine elektrike dhe me gjithe forcen.
Mgja. violina klasike vazhdon te na mahnise sot me mundesite e saj “thuajse te pakufishme” siç afirmonte John Cage, duke ju pershtatur te gjitha efekteve, stileve dhe epokave. Per kete arsye, gjate gjithe historise se saj, e kane lidhur me Djallin.
Pas konferences, kritiku Julio Andrade, shkroi mbi violinen elektrike se dukej “si e pa misht gje qe e bente te kish pamjen e nje skeleti... e me tengellim fantazmagorik”. Pra, Djalli vete.
P.Y. Çfare problemi eshte per muzikante si ju nje mungese kaq e madhe si ajo e nje industrie botuese partiturash bashkohore ne Galicia?
F.V. Do te ishte nje luks i vertete dhe, padyshim, eshte nje urgjence. Me sa di une ka ne Galicia nje te tille, Dos acordes, qe po ben nje pune te mire. Mgjs, sot, ne kohen e Internetit, autoret mund te dergojne veprat e tyre deri ne anen tjeter te planetit brenda disa sekondave vetem duke shtypur nje buton te Kompiuterit. Sidoqofte, per ne interpretet eshte shume e rendesishme qe ato te na japin partiturat te pastra, te shkruara ne kompiuter dhe te korrigjuara. Askush nuk mund te firmose ne fund “Deo soli gloria”. Eshte e trishtueshme por ka raste qe ndonjeri as nuk vjen me degju fare vepren e vet. Eshte me e lehte “te komunikosh” me te vdekurit (me ane te librave te tyre) se sa me nje autor qe banon ne lagjen tende.
P.Y. Po si e spjegoni ju kete mungese deshire per te marre pjese ne ndertimin e nje vepre te re, nje moment shume i rendesishem ne te cilin bashkepunimi autor-interpret duket i pashmangshem?
F.V. Nuk e di. I kuptoj autoret qe te rrine mbi krye deri ne merzi. I kuptoj te tjeret qe te konsiderojne bashkautor te vepres se tyre dhe duan qe ti befasosh ne premieren vepres. Por ate qe nuk kuptoj eshte indiferenca absolute e disa te tjereve per fatin e krijimit te tyre, si ata prinder qe lene fashnjen e porsalindur te dera e kishes...
P.Y. Besoni se kompozitoret tane jane ne korrent te zhvillimeve te fundit te muzikes europiane te kohes sone, apo, si perhere, muzika jone asimilon me vonese te rejat?
F.V. Kam dyshimet e mia. Nje pjese e tyre duhet te njohe me mire kete profesion tmerresisht te veshtire. Kjo nuk do te thote se duhet shkruar muzike seriale, minimaliste, elektroakustike apo estokastiko. Jo, por duhet ti njohin mire e me pas te kerkojne rrugen e tyre. Shekulli XX eshte nje shkolle e madhe me shume rryma. “Boom-i” i muzikes moderne amerikane erdhi, nder te tjera, edhe sepse kompozitoret, gjate dites studionin partiturat de Webern-it, naten degjonin grupet Jazz dhe ne pjesen tjeter punonin ne fabrike (Morton Feldman), en agjensi sigurimesh (Charles Ives) apo si taksista (Steve Reich, Philip Glass). Ky studim i thelle, kjo fryme lirie dhe mungesa e komplekseve beri qe te arrinin shume larg.
P.Y. A veni re ketu ndonje aspekt dallues ne brezin e autoreve te rinj ne krahasim me brezin e meparshem?
F.V. Sigurisht qe po, siç duhet te jete. Dhe kjo duket jo vetem ne anen teknike por, kryesisht, ne ate estetike. Me duket mjaft i respektueshem opusi i autoreve te vjeter si Rogelio Groba apo Carlos López García Picos. Eshte pozitive qe autoret e rinj nuk po imitojne te vjetrit por po kerkojne po ate qe kerkonte ky brez i meparshem, ashtu siç keshillonin poetet e vjeter japoneze.
P.Y. Cilet jane planet e aferta te GISXX ? A keni ndonje incizim diskografik ne dore?
F.V. Kemi dy CD te perfunduara dhe nje ne proçes. Deri ne vere jemi te ftuar ne 4 festivale. Me daten nje mars do te luajme ne Teatro Rosalía de Castro, brenda Sociedad Filarmónica, nje program “Vjena e Shekullit XX” me Veklärte Nacht te Schönberg, 6 Bagatellen te Webern dhe Métamorfoses nocturnes te Ligeti.
Oriol Ponsa (menaxheri i OSG) na ka kerkuar nje program interesant mbi “Shoqerine Private te Koncerteve” qe Schönberg dhe nxenesit e tij krijuan ne Viene gjate 1918 – 1921. Mendoj te bashkepunoj me trupen e mirnjohur te baletit bashkohore - Quiroga. Jam i sigurte se do te jete diçka e re ashtu siç ishte bashkepunimi yne ne Santiago ne nje shfaqe me poezi, muzike dhe kercim brenda ekove hipnotizuese te katedrales Bonaval.
Ne kete menyre kthehemi ne origjinen e fjales orkester qe vjen nga greqishtja e vjeter dhe don te thote “vend per te vallzuar”. Ishte vendi para komendianteve ku luanin bashke muzikantet, balerinet, kori dhe aktoret. Edhe Menuhin e rekomandon kete lidhje ne librin e tij La Légende du Violon.
P.Y. Se fundi, si e shikoni te ardhmen e muzikes ne Galicia qe nga pozicioni juaj i dyfishte si antar i OSG dhe si drejtues i GISXX?
F.V. Ketu ka shume dashuri per muziken dhe kjo eshte nje garanci absolute. Ne dhjetorin e kaluar, duke degjuar Tristan dhe Izolden ne Operan e Vienes, me terhoqi vemendjen nje zonje qe ishte ulur afer meje ne llozhen e pare; ajo jetonte çdo moment te muzikes, merrte frume ne çdo fraze dhe, here pas here, fshinte lotet. Ne pushim, Leonore, (keshtu quhej kjo grua qe, nuk e di pse, me kujtonte personazhet e Stefan Zweig-ut) me tregoi se ajo ulej ketu, ne te njejtin vend, qe kur ishte femije dhe se ky variant i Tristanit ishte i dyzetedyti qe degjonte. Atehere mendova qe nje orkester e vertete lind nga dashuria e madhe e njerezve per muziken.
Ndersa per GISXX nuk di ç´te them... Mbase do te vije dita qe te kete perfunduar misioni i tij. Atehere, mbase do me pelqente ti dedikohesha verave... apo ti kthehesha perseri figurave ne plasteline qe beja dikur tek biblioteka e tim ati.
Comentarios