Koncerti i violinistit Florian Vlashit në Tiranë (24.05.2014) me muzikë moderne titulluar The Green Violinist ishte një përshpirtje ku arti, njeriu, fryma dhe ngjyra mund të përmblidhen në një fjali të vetme - Tingulli ekzistencial i Florian Vlashit.
Çdo të thotë që një violinist ta gjej frymëzimin nga ngjyra e pikturës, nga motivet e piktorit, nga dashuria e këtij të fudit për muzikën, e akoma më tej, nga adresimi që ai i bën në vepren e tij të ngjyrës, instrumentit të violinës?! Përse ka kaq shumë prezencë të violinës tek piktura e Chagall-it? Do të ishte e vështirë të eksploronim në një raport të ngushtë intim ku adhurimi për instrumentin të na justifikonte për cilat arsye telajo chagalliane ka rokur mbretëreshën instrumentale të tingullit muzikor kaq gjërësisht, kaq me pasion dhe me domethënie, violinën.
Comentarios