Entrevistas

Florian Vlashin II: Orquesta Sinfónica de Galicia

Paco Yáñez
Florian Vlashin II: Orquesta Sinfónica de Galicia
0,0002868 Ne pjesen e pare te intervistes sone me violinistin dhe dirigjentin Florian Vlashi (Durres 1963), muzikanti shqiptar trajtoi aspekte te ndryshme mbi historine, culturen dhe muziken ne vendlindjen e tij, si dhe itinerarin nga Shqiperia deri ne Spanje (A Coruña), qyteti ku zhvillon pjesen me te madhe te aktivitetit te tij muzikor.

Ne pjesen e dyte, Florian Vlashi analizon situaten e Orquesta Sinfónica de Galicia, nje formación qe eshte konsideruar si nga me te mirat ne Spanje dhe, qe ne kete momento po perballet me nje nje proces te gjere transición ne drejtimin artistik me shume te panjohura ne evolucionin artistik.

Paco Yánez. Si anetar i Orquesta Sinfónica de Galicia en keto thuajse 20 vite, si e vleresoni evolucionin e ketij formacioni ne keto 20 vite?

Florian Vlashi. Nga brenda eshte veshtire te shikosh permasat reale te ketij projekti qe eshte OSG. Vleresimin me te sakte mund ta jape publiku apo solistet dhe dirigjentet e ftuar. Shume nga keto te fundit, si Krzysztof Penderecki, Gennady Rozhdestvensky etj. e kane vleresuar si formacioni me i mire ne Spanje. Po ashtu qe nga publiku shikohet çdo gje me qarte se sa nga lexhiot. Duke ndjekur orkestren vit pas viti, nga repertori i saj me kulminacionin e Unazes se Nibelungeve te Wagnerit, me premierat apo sallat ku ka luajtur si p.sh. tournée i fundit ne Gjermani e Viene, do thosha, duke perdorur nje term muzikor, qe rruga e OSG eshte nje crescendo e vazhdueshme. Eshte e vertete qe ne kete rruge ka pas momente lodhje apo rutine por kjo eshte normale; orkestra eshte nje instrument i gjalle, nje instrument preçizioni por me inteligjence dhe ndjenja. Nje instrument njerezor.

P.Y. Qe prej vitesh mendoj se OSG ka nevoje per “ajer te fresket”, nje rinovim qe duhet te filloje qe nga drejtimi muzikore qe me sa duket po tregon shenja shterrimi. Me kete pozicion jane ne nje mendje shume muzikante gje qe ka sjelle nje rryme opinionesh perhere e me te forta ne kete drejtim. Çfare ndjehet brenda grupit?

F.V. Fellini ka nje film gjenial qe quhet Prove d¨Orchestra ku trajton orkestren si nje mikrobote, si nje pasqyre e shoqerise se sotme. Ne orkestren feliniane jane te gjithe personazhet e diteve tona me pasionet, friken, idiotizmat, idealet, interesat, deshtimet, dashurite e tyre... duke krijuar keshtu nje skene kaotike qe keqesohet rrezikshem pak e nga pak deri sa, ne fund, shfaqet nje glob gjigand dhe i frikshem qe shemb muret e kishes ku behen provat... Filmi ka shume interpretime kontradiktore. Vete Fellini nuk foli kurre per filmin e tij me te eger por, vdekja e harpistes dhe aksenti gjerman i dirigjentit ne fund te ngjarjes, na sqaron mjaft dyshime.

Nje orkester e mire, si rasti i OSG, dallohet ne dy pika te rendesishme; ne nivelin e saj te larte profesional si dhe ne disiplinen absolute. Nuk ka gje me te natyrshme se sa debati mbrenda saj per te permiresuar punen. Por, ne fund, te gjithe akordojme instrumentat me noten La 441 Hz qe jep oboe.

Per mua, orkestra, si dhe ne jete, kalon nga nje etape ne tjetren. E rendesishme eshte qe ky kalim te jete pa perplasje dhe pa trauma, duke u bere perhere me inteligjente nepermjet gabimeve. Une nuk do ta quaja shterrim, mgjs kjo fjale nuk me tremb. Do ta quaja rritje.

Ajri i fresket i vjen mire çdo orkestre. Pa dyshim te gjithe jemi dakort me kete, perfshi ketu edhe drejtorin artistik. Por ka nje pike te rendesishme per te zgjidhur: Kush do te jete drejtuesi i ardhshem ne fazen e re? Personalisht besoj se dalja, largimi i nje dirigjenti, eshte me e rendesishme se sa ardhja e tij ose, te pakten, njesoj. Do ta krahasoja me ngritjen dhe uljen e avionit. Jane dy momentet me delikate te fluturimit. Duhen vene rrypat, muzike te embel ne sfond, te dime mire ku jane maskat e oksigjenit dhe... paçim fat!



Florian Vlashi ne Musikverein te Vienes para koncertit me OSG (dhjetor 2009)

P.Y. Acarimi qe krijoi publikimi i nje votimi te brendshem mbi vazhdimin apo jo te Victor Pablo-s ne krye te OSG, perplasjet publike te drejtuesve te orkestres se te rinjve me menaxherin... Duket se keto thyerje po shumfishohen. Çfare zgjidhje mendoni se ka per kete gjendje?

F.V. Personalish mendoj se nuk eshte mire qe perpara publikut te japim imazhin e nje institucioni me krisje dhe perplasje te brendshme gje qe nuk eshte e vertete. Per me teper, sipas Churchill, anketat jane si kostumet e banjove; eshte interesante çfare zbulojne por me interesante se çfare fshehim. Por, le ta leme humorin me nje ane. Zgjidhje? Sinfonikia jone e ka kaluar moshen e adoloshences. Eshte e pjekur dhe mjaft profesionale me fytyre nga e ardhmja. Kjo nuk eshte nje mbytje, nje katastrofe. Dhe po te ishte keshtu, per kohet qe jetojme, duhet te ndjekim shembullin e Wallace Hartley Band apo, siç njhet me shume, Orkestra e Titanikut.

P.Y. OSG ka njoftuar qe do te perfshije kete vit nje cikel me veprat e Schumann-it, me veprat e Mahler-it per njeqindvjetorin e tij dhe nderkohe jane harruar shume data qe lidhen me muziken bashkohore, nder ta edhe 50 vjetori i Enrique X. Macías, nje kompozitor nga Galicia qe OSG e ka ne repertor dhe ka botuar nje CD me veprat e tij (Miso Records MCD 007). Si mendoni, sa e demton publikun kjo oferte e vazhdueshme e kompozitoreve te se kaluares nderkohe qe mjeshtrit e medhenj te modernizmit i mbulon heshtja?

F.V. Kjo pyetje, per nje person te pasionuar me muziken moderne, e ka pergjigjen te qarte. Programet e sotme Boulez i quan “skleroze muzikore”. Te gjitha qendrat e medha muzikore, ne nje permase me ta madhe apo me te vogel, kerkojne publik. Jam i sigurte se endrra me e keqe qe shikon nje menaxher eshte me njerez duke fershellyer apo salla bosh. Une e kuptoj tmerrin e tyre qe lidhet me nje mekanizem social shume te nderlikuar e qe mbulohet me hijen e nje perbinshi qe quhet Treg.

Ka dy tipe artistesh; ato qe i shkojne publikut pas dhe ato qe publiku i shkon pas. Duket se te paret jane te sigurte dhe te dytet te rrezikuar. Une mendoj se eshte e kunderta. Publiku, ne kete kerkim obsesiv te te pareve, shnderrohet ne nje Moby-Dick per artistin.

Kam njohur nje menaxher qe maste me kronometer ne dore kohezgjatjen e duartrokitjeve te veprave te reja. O Zot, po te ishte per kronometer, sa vepra mjeshtrore do te ishin sot ne plehra? Pjesa me e madhe! Sepse, ne te gjitha prezantimet e tyre publiku ka reaguar me skepticizem. Kam parasysh kritikat per Mozartin, braktisjen e salles ne premieren e Simfonis se 9 te Beethovenit, gazetat e Vienes per premieren e koncertin e Çaikovskit, skandalin e Pranveres se shenjte te Stravinskit ne Paris deri sa Schönberg, i lodhur nga talljet e publikut, krijoi “Shoqerine e Koncerteve Private” ku, nder te tjera, ishin te ndaluara duartrokitjet... (s´ka si behet me keq per personazhet tone me kronometer ne dore).

Veçse kujdes; pse shume vepra madhore kane deshtuar ne premiere, kjo nuk do te thote se çdo veper qe deshton ne premiere eshte madhore!

Une besoj ne nje publik inteligjent, te hapur dhe pa komplekse mgjs eshte me i vogel ne numer. Çdo gje fillon ne edukimin ne shkolle. Ne nje koncert mbi muziken moderne per femijet u befasova qe ato e kalonin shume mire me veprat e Xenakis-it duke imituar glisandot e violines me levizjet e nje drite dore ne mur. Luanin. “Femijeve i pelqen sepse nuk jane te kontaminuar” me tha nje dite Paolo Pinamonti kur une po dilnja me tim bir nga nje koncert i Mauricio Kagel-it.



Ne koncertin "Femijet dhe muzika moderne" me vepra te Bartók, Berio, Xenakis, Cage, Quiroga...(MACUF, A Coruña, prill 2007


P.Y. Nga eksperienca qe ju keni tashme si muzikant dhe si prind, ju flisni per femijet dhe mungesen e paragjykimeve qe ata kane ne fushen e artit por, neper konservatore, muzika bashkohore, vazhdon te jete nje mungese e theksuar. Çfare mund te behet ne kete drejtim duke pasur parasysh kete interes te hapur te femijeve ndaj kesaj fushe dhe keshtu, parashikojme problemet e asaj te ardhme qe thuajse ka mberritur tashme?

F.V. Eshte nje teme tejet e rendesishme. Çdo gje qe ka te bej me edukimin duhet filluar ne moshe te hershme. Dhe per pasoje, edhe edukimi ndaj muzikes moderne duhet filluar sa me shpejt, duke perfituar kete perqasje pa paragjykime te kesaj moshe. Femijet, çuditerisht, ndjehen me afer me nje kuader te Joan Miró-s se sa me nje klasik.

Bartók shkruajti 44 Duo per dy violina para 80 vitesh (1931). Keto pjese, bashke me Mikrokosmos per piano, jo vetem se jane pjese koncertale por kane edhe nje funksion te mirefillte mesimor. Guxoj te them se jane me te veshtira per te rriturit e me te thjeshta per femijet. “Te rriturve u duhet spjeguar çdo gje.” qahej Princi i vogel.

Lista fillon qe me Bah-un i cili shkruante pjese per nxenesit e tij, e me rradhe deri tek Prokofiev, Kurtág apo Berio. Ne programin 10 ans avec la musique du XX siècle te prof. Nicolas Brachot te Parisit perfshihen 823 vepra te autoreve bashkohore per tu luajtur qe ne vitet e para. Kjo varet shume edhe nga profesoret e ketyre qendrave. Ato edhe mund tu porosisin vepra kompozitoreve, nje praktike kjo qe ka dhene shume frute ne konservatoret europiane. Vete Bartók shkruajti Duot per violina ne 1931 me kerkesen e profesorit te njohur gjerman Erich Doflein, nje vizionar i vertete dhe mbrojtes i muzikes se re.

P.Y. Tjeter teme qe me duket mjaft e preokupuese dhe e rende, eshte mosha e thyer qe ka publiku i OSG. Nese flasim per moshen, mund te themi se muzika kulte eshte thuajse e shkeputur nga rinia qytetit. Si mund ta afrojme ate ne sallat e koncerteve? Me siguri do te jete nje problem i madh ne te ardhmen ndonse perqindja e degjuesve ne orkestren e A Coruña-s eshte nga me te lartat ne gjithe Spanjen.

F.V. Duhet te jemi realista, koncertet e Sinfonikes sone, si te gjitha orkestrat e tjera, nuk mund te bejne konkurrence me ato te Lady Gaga apo Beyoncé. Do te ishte nje lufte e humbur, siç eshte e humbur ajo ndermjet Librit me Televizionit, e Muzeut me Stadiumin, e Adriá-s me McDonald´s, e Armanit me dyqanet kineze, e marangozit tim artist Juan me Ikea-n, e Artit me Kiçin...

Duke e pare me logjiken e Alessandro Baricco-s do te thonja se diçka shitet shume sepse vlen pak. Por, nese behet fjale per te afruar publikun e ri kjo eshte me e komplikuar. Biletat e koncerteve kushtojne me pak se sa ato te futbollit apo te koncerteve pop. Po ashtu ve re se, ndersa muzete po hapen perhere e me shume duke organizuar koncerte, sallat e koncerteve po shderrohen ne muze duke paraqitur vetem autore tashme te vdekur.
 
Une nuk e kam “formulen magjike”. Njerez vertete te medhej kane dhene vazhdimisht zgjidhje e tyre: per Barenboim arti ka qene perhere per nje pakice; per te zgjedhurit, sipas Nietzsche; duhen kerkuar hapsira te reja, shkruan Peter Brook; duhet te jete nje bashkim i muzikes pop me ate klasike, parashikon Alex Ross; ta japim kulturen me mjetet qe ato duan me shume – lojrat dixhitale, rekomandon Punset... Mua me pelqen me shume thenia e Nietzsche-s pa perjashtuar asnje nga menyrat e tjera drejt hapjes.

Nje dite, duke pare portretet e Haydn-it dhe te Beethoven-it po qeshnja me ndryshimin e madhe qe kish ndermjet parukes se te parit me floket si kreshte luani te te dytit. Çfare shnderrimi arrogant ne paraqitje... Kush e di, mbase duhet filluar nga aty, nga heqja e “parukeve”...



Florian Vlashi me Michael Nyman, gjate provave me OSG (janar 2011)




P.Y. Duke pasur parasysh idete dhe bindjet tuaja ne kete teme, desha te di a konsultohen me ju programet e stines koncertore?

F.V. Praktikisht aspak! Kjo varet kryesisht nga drejtori artistik si dhe nga menaxheri. Pastaj varet nga propozimet e dirigjenteve e solisteve te ftuar, nga datat, nga pervjetori i nje kompozitori, nga formacioni orkestral, nga lista e premierave etj. Eshte nje mekanizem komleks. Une, ne ndonje rast kam folur me drejtuesit mbi repertorin modern por me lane te kuptoj se jane teper te ndjeshem ndaj reagimit te publikut dhe duan te ecin pak nga pak e me kujdes ne kete drejtim.

Sidoqodte, nuk do te ishte keq te keshilloheshin me komitetin artistik te muzikanteve dhe, sidomos, ne rastin e zgjedhjes se dirigjentit. E di qe nuk eshte nje praktike e zakonshme neper orkestrat sot por kemi shembullin e Filarmonise se Berlinit qe ne 1882 u rebeluan pse nuk donin te luanin per te zbavitur njerezit ne oren e kafese; keshtu u shkeputen nga pronari i tyre dhe u vendosen fillimisht ne nje piste patinazhi por me nje ide te qarte: ato duhet te zgjidhnin pergjithmone dirigjentin. Kjo vetvendosje i hapi rrugen per tu bere orkestra me e mire e botes.
 
P.Y. Ju flisni per ndjeshmeri ndaj publikut nga ana e drejtuesve te OSG, por ne ato pak here qe jane programuar vepra me nje fare “rreziku” ne A Coruña nuk ka pasur raste te braktisjes se salles, fershellima apo rremuje. A nuk ju duket se po perdoret publiku si mbulim mashtrues i konservatorizmit te rehatshem nga ana e organizuesve?

F.V. Nuk e besoj se eshte mashtrim por thjesht bindje. Edhe Karajan-i, ndryshe nga Boulez apo Maazel, ne 800 incizimet e tij dhe mbi 200 milion disqe et shitur, fare pak here ka interpretuar autore bashkohore, per fat te keq apo te mire; mbase perqasja e tij ne muziken e re do te ishte sot e diskutueshme siç eshte ajo e repertorit barrok.

Per sa i perket publikut te qytetit nuk lodhem duke shprehur mirenjohjen per mbeshtetjen e tij. Vertete prekem kur shikoj nje pjese te tij qe na ndjek neper tournée-t ne Europe. Eshte e vertete qe publiku i A Coruña-s eshte i hapur por, duke qene ne te njejten kohe mjaft i sjellshem, nuk eshte gjithmone e lehte per te kuptuar shijet e tij. Ne, interpretet, kemi degjimin e prehur per te kapur “mesazhet” qe fshehin duartrokitjet. Ka duartrokitje te dashura, te zjarrta, te ftohta, ironike, korrekte, snobe, falenderuese, kritike, duartrokitje qe te mbushin me energji dhe iluzion apo nga ato qe te deshperojne e te vrasin... Ka nje pafundesi ngjyrimesh ne kete zhurme duarsh. Duhet te dish t´i degjosh, t´i deshifrosh.
Comentarios
Para escribir un comentario debes identificarte o registrarte.
🎂 Mundoclasico.com cumple 30 años el 1 de mayo de 2026

Desde 1996, informamos con independencia sobre música clásica en español.

La lectura es libre. Si quieres participar en los comentarios, crea una cuenta.

🙌 Registrarse ahora