Entrevistas
Florian Vlashi I: nga Shqiperia ne Spanje
Paco Yáñez
Një tjeter bosht kryesor i GISXX është mbështetja e repertorit të muzikes së re të Galicias, një fushë kjo ku grupi i Florian Vlashit ka qenë refernca kryesore né keto vitet e fundit. Linjat estetike që Vlashi ndjek pér të pércaktuar muzikén kulte në Galicia e kanë çuar deri aty sa të rizbulojë autorë galegë të shekullit të kaluar, si Manuel Quiroga apo Andrés Gaos (nga i cili, me 1999 nxorri në treg një CD me veprën komplete për violinë e piano të këtij autori). Për sa i përket repertorit aktual, Vlashi dhe grupi i tij GISXX i kanë dhënë skenës numrin më të madh të premierave të autorëve bashkohorë, më shumë se çdo grup tjetër, duke punuar mbi partiturat e krijuesve si Juan Vara, Jorge Berdullas del Río, Fernando Buide, Manuel Balboa, Rudesindo Soutelo etj. Një karrierë artistike kjo që e ka njohur dhe nderuar Asociación Galega de Compositores, duke e emëruar “socio protector”.
Si violinist i repertorit bashkohor, Florian Vlashi ka luajtur në programet e qendrave si Reina Sofía, Fundación Juan March apo Auditorio Nacional né Madrid, po ashtu edhe në shume festivale në Spanje apo në Europe. Ka bashkepunuar me Plural Ensemble te Madridit si dhe është krijues dhe drejtues që nga viti 2003 i Festivalit “Netet e Muzikes Klasike” në qytetin e tij te lindjes Durres.
Paco Yáñez. Tërheq vëmendjen, brenda këtij kryqezimi apo arqipelagu të madh –duke ndjekur imagjinaten e Massimo Cacciarit– që është Europa, ardhja e një violinisti nga një vend si Shqiperia deri ketu në perëndimin europian, në A Coruña. Si ishte, në rastin tuaj, kjo rrugë e gjatë përmes kontinentit?
Florian Vlashi. Historia ime eshte thuajse po ajo e mijrave muzikanteve qe levizin sot neper bote. Mendoj se te gjithe ne kemi “sindromen e trubadureve” te cilet udhetonin ne distanca te medha. Ne oborret mbreterore ne sh. XVII e XVIII kishte muzikante nga Italia, Gjermani, Franca etj. Dhe kjo levizje vazhdon njesoj edhe sot. Ndryshimi eshte se, ne vend qe te informohemi nga nje leter me vula mbreterore, sot shikojme konkurset ne Internet dhe udhetojme me avione...
Une u lajmerova “alla antiqua”, me shkrim; nje miku im nga Zvicera me dergoi nje leter te cilen akoma e ruaj, ku me informonte mbi konkursin per Orquesta Sinfónica de Galicia qe zhvillohej gjate muajit shkurt 1992 ne Stuttgart, Londer, Nju Jork, Bratislave, San Petersburg dhe A Coruña. E pranova menjehere. Mora pará hua per te konkuruar ne Stuttgart. Udhetova me traget nga Durresi per ne Trieste. Me kujtohet shume mire qe kishte shume dallge dhe une studjoja ne gabinen e anijes. Duhej ta fitoja kete konkurs! Kurre nuk do ta harroj ate udhetim duke i rene violines me levizjen e dallgeve. Si tek skena e famshme tek filmi i Tornatores Legjenda e pianistit te oqeanit kur ai heq frenat e rrotave te pianos dhe luan e luan ndersa dallget levizin pianon neper gjithe sallen, duke “vallezuar” me oqeanin. Nje skene e rralle... Ne rastin tim ishte tjeter gje. Nuk ishte nje vallezim. (Mbase po). Por pata nje parandjenje se ajo qe me priste nuk do ishte nje udhetim i lehte...
Kur Maximino Zumalave (i cili me ndihmoi shume ne ato kohe) me tha ne telefon se kisha fituar, une ne ate moment isha pa drita ne shtepi. Shqiperia, si te gjithe vendet e lindjes pas renies se Murit te Berlinit, po kalonte momentet me te veshtira te tranzicionit. Megjithate, u vonova disa muaj per te ardhur ne Spanje. Nuk e di pse... Nuk e kisha te lehte. Duhej te leja pas nje bote per te hyre ne nje tjeter. Ne ato kohe, nje profesor i im i vjeter tha “Do lesh pas nje ferr por te gezueshem dhe do gjesh atje nje parajse por te trishtuar...”. Por thenia e Mark Tuenit eshte me e bukur kur thote se Parajsa ka klimen e mire por i pelqen me shume Ferri prej shoqerise.
P. Y. Shpesh me keni folur per ndryshimet rrenjesore qe kane ndodhur ne Shqiperine tuaj ne keto vitet e fundit. Sa kane ndikuar keto transformime shoqerore, kulturore dhe politike ne muzike qe ne fillim e deri sot?
F.V. Per fat te keq, historia e vendit tim nuk eshte e merzitshme... Ne kete kendveshtrim, ndryshimet ne Shqiperi ne keto dy dekadat e fundit pra, pas renies se diktatures komuniste, kane qene sa renjesore aq dhe dramatike. Siç ndodh shpesh ne keto raste, ne fillim kalohet nga nje ekstrem tek tjetri me shume lekundje e marrje mendsh deri sa, me ne fund, gjendet ekuilibri. Diçka e ngjashme me minatoret qe, kur dalin ne siperfaqe, duhet te mbrojne syte, po ashtu, vendit tim, drita verbuese e lirise i beri dëm ne fillim... por tani eshte i sheruar.
Liria ishte gjeja e pare qe u pasqyrua ne te gjitha artet ne pergjithesi dhe ne muzike ne veçanti. Muzika me ne fund ishte e lire. U shemben te gjitha tabute e “diktatures se tonalitetit”, te atij romantizmi artificial, te parfumuar qe, çuditerisht, u perpoqen te ruajne te gjitha regjimet diktatoriale; si nazistet ashtu edhe Stalini e Mao e ndalonin “artin dekadent”. E çuditshme kjo frike ndaj artit te lire, kjo kenaqesi perverse per kontroll absolut deri tek endrrat, si ne librin qe te le pa fryme Pallati i Endrave te Kadarse. Ishin kohet e “Vellait te madh” te George Orwell por shume me teper te frikshme se ato te Telecinco sot (o pothuajse). Por kjo liri ka çmimin e saj si dhe nje rrezik te fshehur qe, siç pohon kompozitori i madh i diteve tona, Helmut Lachenmann: “Ato parajsa qe donim te pushtonim, papritmas, u kthyen ne burgje”.
P.Y. Ne kete panorame qe pershkruan, çfare kompozitoresh mendon se duhet te njohim per te bere nje “harte” mendore mbi muziken bashkohore shqiptare?
F.V. Perpiqem te jem i informuar rreth muzikes se re ne vendin tim, por nuk e kam te lehte. Distancat i veshtirsojne gjerat. Por do te me pelqente te permendja disa prej kompozitoreve me te cilet kam bashkepunuar apo kam luajtur veprat e tyre per publikun spanjoll: Ballata, Buharaja, Ibrahimi, Koci, Peçi, Rudi, Simaku, Shupo, Tole, Zacharian, Zadeja. Shume prej tyre jane vleresuar me tituj e çmime nderkombetare. Te gjithe jane zera krejt te veçante qe formojne nje peisazh te pasur tingujsh ne kete vend te vogel te Adriatikut. Por kane diçka te perbashket: muzika e tyre ka nje baze te mire (shkolla ruse e gjysmes se pare te sh. XX), nje menyre te shkruari profesional bashkohor (tendencat e fundit perendimore) dhe, mbi te gjitha, shprehin ide dhe emocione gje qe shpesh i mungon muzikes sot.
GISXX dhe Ema Andrea ne Bienalen "Netet e Muzikes Klasike" Durres 2009 (Straviski, "Histoire du soldat")
P. Y. Besoj se nje nga projektet e juaja me te dashura sot eshte festivali “Netet e Muzikes Klasike” qe drejton ne qytetin e Durresit qe nga viti 2003. Si lindi kjo inisiative dhe ne çfare niveli ka arritur deri tani?
F.V. Bienalja “Netet e Muzikes Klasike” lindi ne vitin 2003 ne nje forme krejt te natyrshme, ne momentin dhe vendin e duhur, si te gjitha gjerat qe duken si te parashkruara. Duke kaluar pushimet e veres ne qytetin tim te lindjes, Durres, mblidheshim çdo nate me miqte e shkolles. Aty, ne bisedat e pafundme, kujtimeve, birrave dhe humorit, luanim edhe kuintetet e e Mozart-it. Ne ditet e fundit vendosem te luanim keto vepra te mrekullueshme ne publik. Menjehere gjetem mbeshtetjen e bashkise si dhe te shume admiruesish te muzikes klasike. Vendosem nje emer te thjeshte, qe mund te ishte shume mire edhe “Netet e muzikes klasike ndermjet miqve dhe birrave te ftohta”. Me ne fund festivali mori forme dhe u ndertua mbi nje strukture te mirefillte. Jane 7 nete me tematike te ndryshme, si nje promenade ndermjet epokave te muzikes duke perfshire edhe nje konkurs per talentet e reja. I gjithe cikli zhvillohet ne ambiente te veçanta qe nga teatri, muzeu, kisha apo nje klub e deri tek rrenojat e nje fabrike te braktisur ne periferi te qytetit.
Per çdo edicion porosisim nje veper premiere ndersa fituesi i konkursit te te rinjve ftohet nga Grupo Instrumental Siglo XX per koncerte ne Spanje. Po ashtu edhe Grupi luan rregullisht ne Bienale. Keshtu eshte krijuar nje “ure tingujsh” ndermjet te dy vendeve.
Eshte kenaqesi e madhe te rikthehesh ne qytetin tend te lindjes dhe te besh muzike ndermjet miqsh dhe, ne te njejten kohe, ti kthesh diçka vendit tend, njerezve tuaj nga ajo qe te kane dhene...
P. Y. Perveç se violinist dhe drejtues, ju jeni dhe nje njeri i kulturuar ne kuptimin me te plote te kesaj fjale. Di qe keni formuar nje koleksion te rendesishem te piktures shqiptare bashkohore si dhe qe ndiqni aktualitetin letrar te vendit tuaj. Nje pjese e kesaj dashurie per artin ju eshte dhene qe ne femijeri nga babai juaj, Gjergj Vlashi, shkrimtar, regjisor teatri dhe perkthyes. Çfare rendesie ka pasur kjo ne formimin dhe orientimin tuaj europian?
F.V. “Nga vi une? Vi nga feminia ime!” thote autori i Princit te vogel, Saint-Exupéry. Eshte e vertete qe feminia len nje gjurme te pashlyeshme tek ne dhe, me sa duket, personaliteti yt, rruga jote, fati yt formohet pak nga pak ne nje proces enigmatik ne çdo moment te atyre 4000 diteve te jetes tende ku perfshihet feminia.
Pavaresisht se duket kontradiktore per epoken e Luftes se Ftohte, une kam pasur nje femijeri te lumtur brenda dy boteve paralele; Ndersa ne Shkollen e Muzikes na jepnin nje edukim te mirefillte spartan instrumental, kur hyja ne shtepi ishte si te kaloje ne nje tjeter dimension... U rrita ne shtepine qe kishte biblioteken me te madhe te qytetit. Aty, ndermjet mijra librave ishin te gjithe, qe nga klasiket greke e deri tek “modernistet e ndaluar”, qe nga albumet e pinakotekave te medha te artit klasik deri tek librat e Kandinsky-t apo Basquiat. Perveç mbi 250 disqeve te muzikes klasike qe kishim, im at regjistronte rregullisht koncertet e RAI-t bashke me premierat e veprave bashkohore.
Gjergj Vlashi tek biblioteka e shtepise ne Durres
Biblioteka... Per mua ishte e gjithe bota aty brenda. Luaja ndermjet librave duke bere figura me plasteline - loja ime e preferuar. Mama qe ishte mesuese, me mesoi organizimin dhe disiplinen. Te dy prindet me drejtonin me formulen magjike ne kete rruge “Shume disipline dhe shume dashuri por gjithmone duke luajtur”. Im at na keshillonte mua dhe vellain tim Bepi (piktor) librat qe duhet te lexonim, na spjegonte pikturat kubiste te Pikasos apo readymade te Duchamp, qe me benin te qesh me urinoret e tij, me spjegonte permbajtjen e baleteve te Stravinskit si nje perralle... E gjithe kjo behej jashte ideologjise indoktrinuese te realizmit socialist sepse Arti i vertet ishte tjeter gje... “Nese eshte Art nuk eshte per te gjithe; nese eshte per te gjithe, nuk eshte Art”.
Ne shtepine tone vinin shume muzikante, shkrimtare, aktore, miq te prinderve te mi, ndermjet tyre edhe Ismail Kadare (fitues i çmimit Principe de Asturias per Letersine 2009) “Kjo shtepi eshte si Lidhja e shkrimtareve dhe e artisteve” thoshte ai. Edhe sot kujtoj ato mbremje me biseda interesante per Hemingway-n apo per artin e frikes ndersa shikonin deri ne mengjes ndeshjet e boksit ndermjet Cassius Clay dhe Joe Frazier...
Kur e mendoj tani them se, ne nje vend ku mbizoteronte mediokriteti i shtetit i cili ushtronte nje kontroll te hekurt mbi çdo gje, te hyje tek biblioteka ishte nje menyre per te ikur, per te emigruar, nje emigracion imagjinar, brenda teje...
Nuk e dinja atehere nese do te isha apo jo violinist por, isha i sigurte qe kisha hyre ne kete bote magjike te Artit per te mos dale kurre me... Ishte e domosdoshme per te jetuar (Oscar Wilde), per te mos vdekur nga e verteta (Nietzsche)
P. Y. Para pak ditesh keni interpretuar ne Vigo, me GISXX, Kuartetin N1 “Métamorphoses nocturnes” te György Ligeti, i shkruar ne Budapest ndermjet viteve 1953 dhe 1954 ku kompozitori hungarez thote se ka shprehur tensionin e tmerrshem qe realizmi socialist dhe stalinismi ushtronin ne ato momente historike. Kur punonit kete partiture me koleget e kuartetit, edhe ato vinin nga vendet ish komuniste, si influenconte e kaluara juaj ne percaktimin e ambientit te kesaj muzike?
F.V. Eshte nje veper madhore me nje ngjeshje dhe intensitet shkaterrues. Aty eshte çdo gje. Por eshte interesante qe, nen nje strukture klasike dhe te njohur, fshihet modernizmi. Tema kryesore eshte e ndertuar me dy intervale te secondes qe shkojne perpara, si dy hapa qe hedhim me shume frike ne nje truall te erret dhe te rrezikshem (kromatiket) ndersa Ligeti shkruan “Allegro grazioso”... Po ashtu tek Valsi qe, per ne eshte grotesk, lexojme “con elegancia” dhe nderkohe çdo gje shkatrrohet nga nje valle popullore vulgare por me nje force e dhune ekstreme. Ne fund, mbi glisandot e harmonikeve, si mbi shpirtra ne ajer, shfaqet ne agoni motivi i temes kryesore tek violinat. Menjehere vjen tallja e vjoles qe, me ironi thote “Deshe te hedhesh nje hap perpara, apo jo?” Kjo mund te ishte ne ate kohe nje pyetje normale ne çdo zyre policie apo, akoma me keq, nje pyetje e unit tend, asaj pjeses tjeter qe quhet autocensure. Vetem ne masat e fundit Ligeti shkruan “dolente” dhe “morendo”... Te katert i kemi kuptuar shume mire keto kode pa folur thuajse fare per to. Çdo njeri prej nesh gjente aty fantazmat e vjetra...
Ne fund te koncertit Lilia Chirilov, e emocionuar, me thote “Jam e lumtur qe luajta kete veper... ishte aq e rendesishme per mua...” Ruslana Prokopenko nuk fliste. Vetem ndezi nje cigare. Ishte hera e pare qe e shikoja ta pinte...
F. Vlashi, tek biblioteka e shtepise ne A Coruña (Spanje) duke luajtur me violinen Moor te Andrés Gaos
P. Y. Dhe duke ardhur nga i gjithe ky bagazh kulturor dhe muzikor shqiptar, çfare gjen ketu kur mberrin en A Coruña, si ne planin muzikor ashtu edhe ne ate social e kultural?
F.V. Libri i pare qe kam lexuar ne femijeri ishte Fari ne fund te botes i Jules Verne dhe, si nje paralajmerim i fatit, ketu jam, ne qytetin me farin me te vjeter te botes. Ketu gjeta nje dashuri te madhe per muziken, nje qytet i hapur ne te gjitha drejtimet si te gjithe qytetet bregdetare, te cilin e njoha me mire duke lexuar librat e Manuel Rivas si dhe duke luajtur Sonaten e Andrés Gaos - it dhe, ajo qe eshte me e rendesishme, u ndodha brenda nje orkestre te nivelit me te larte qe per mua u kthye shpejt ne familje te dyte.
Te dy femijet e mi, Daniel dhe Martin, u linden ketu dhe, bashke me time shoqe Redianen e cila po ashtu eshte violonçeliste nga Durresi, jetojme ne nje shtepi plot me libra, piktura, muzike dhe... nje kantine te pasur verash qe eshte perhere e hapur per miqte. Shtepia eshte ne nje kader te bukur qe per mua eshte si ne nje parajse te vogel. Ndermjet pemeve te limonave te kopshtit duken fari roman, oqeani dhe perendimet e diellit qe ketu nuk jane dy here njesoj.
Einstein thote se nje njeri per te qene i lumtur i duhet nje tavoline, nje karrige, nje shporte me fruta dhe nje violine. Une nuk jam dhe aq i sigurte per kete, te pakten do nderroja ndonje nga keto kater gjera. Por...çdo gje eshte relative.
Comentarios